Mançester Junajtid dhe trajneri i ri “Djajve”, Erik Ten Hag kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri ku tekniku holandez ka përzgjedhur në stafin e tij teknik një emër të vjetër të historisë së klubit.
Stiv Meklaren do të rikthehet në pozicionin e ndihmës trajnerit në skuadër pas 20 vitesh. Anglezi ishte në krah të Aleks Ferguson në sezonin 1999 ku Junajtid fitoi tripletën historike.
Një rikthim ky që ka lumturuar tifozët e klubit të cilët shpresojnë që ky rikthim do të jetë një ogur i mirë për të ardhmen e skuadrës.
Arena e Lajmit

Loading…