Interi e mbylli sezonin me fitore, edhe pse nuk u rikonfirmua kampion i Italisë. Fjalët e Samir Handanoviç për mikrofonat e “Inter TV” treguan qartë zhgënjimin pas titullit të humbur:
Kur fiton lodhja peshon më pak, kur e humbet të shkatërron nga pikëpamja mendore. Si ekip jemi rritur, kemi treguar futboll të mirë.
Ne bëmë tonën. Kemi luajtur 52 ndeshje dhe këto nuk janë pak. Ne kemi dhënë gjithçka dhe jam krenar për këtë grup këtu.
E ardhmja? Dua të qëndroj tek Interi dhe nuk i trembem asnjë konkurrence.
Në sezonin e ardhshëm do të provojmë ta fitojmë sërish kampionatin dhe humbjet që pësuam këtë sezon do të na shërbejnë si mësim”, tha kapiteni zikaltër.
Arena e Lajmit

Loading…