Prezantimi i projektit të urës së re Velipojë-Ulqin, Rama: Simbol i vizionit tonë për t’u afruar sa më shumë

Edi Rama 3

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç kanë diskutuar për projektin e urës së re Velipojë-Ulqin.

Gjithashtu Rama u shpreh se në muajin gusht do të përfundojë projektin e detajuar, për të nisur më pas së bashku, punën.

“Me shqiptarin energjik dhe mikun e mirë Dritan Abazovič, kryeministrin e Malit të Zi, në prezantimin e projektit të urës së re Velipojë – Ulqin mbi lumin Bunë, urë që do të jetë një simbol i bukur e domethënës i vizionit tonë për t’u afruar gjithnjë e më shumë nën frymën e bashkëpunimit, integrimit dhe zhvillimit rajonal”, shprehet Rama.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×