Kilian Mbape befasoi Realin me vendimin e tij për të qëndruar te PSG-ja , me “Los Blancos” që e kishin menduar transferimin e francezit si të mbyllur. Në këto kushte madrilenët kanë nisur të mendojnë për një objektiv tjetër, me futbollistin e Barcelonës Osman Dembele që ka përfunduar në listën e tyre të transferimeve sipas raportimeve nga “Goal”.
Sulmuesi francez është në vitin e fundit të kontratës me katalanasit dhe është shprehur prej disa kohësh se nuk do të rinovojë pas problemeve për të gjetur gjuhën e përbashkët me klubin për shifrat në kontratë.
Nisur nga situate Reali po mendon t’i bëjë një ofertë agjentit të lojtarit duke i ofruar një kontratë 5-vjeccare me një pagë më të lartë se ajo çka përfiton aktualisht te Barcelona.
25-vjeçari do të vendosej kështu në anën e djathë të sulmit për të kompletuar treshen me Vinicius dhe Benzema.
PANORAMAPSORT.AL

Loading…