
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto ku shihet me dy shqiptarë, kreun e qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazovicc dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Fotoja është bërë në Ohër, atje ku u mbajt edhe samiti për Ballkanin e Hapur.
Në mbishkrimin e fotos Rama shkruan “Vëllezër të hapur”, duke treguar mbështetjen e liderëve për këtë nismë.
“OPEN BROTHERS, *Ohër”, shkruan Rama.