Milani u shpall kampion i Italisë pas 11 vitesh, ku pasditen e djeshme triumfuan me rezultatin e pastër 0-3 ndaj Sasuolos në stadiumin “MAPEI” të Rexhio-Emilias.
Menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit kryesor Doveri, kuqezinjtë festuan me tifozerinë e tyre duke ngritur në qiellin e stadiumit “MAPEI” titullin e 19-të kampion, ku hera e fundit ishte në sezonin 2010/2011 me trajner Masimiliano Alegrin.
Së fundmi gjatë udhëtimit, në pamjet që janë bërë menjëherë virale shihen lojtarët e Milanit që i këndojnë Stefano Piolit me termin “Pioli is on fire” duke e shndërruar autobusin në një diskotekë.
Pas mbërritjes në Milano, në “Casa Milan”, ishin në orët e vona të mbrëmjes rreth 10.000 tifozë që pritën skuadrën për të festuar së bashku.
– Arena e Lajmit

Loading…