Vizita në Tiranë/ Raportuesi i CDU-së përsërit dy mesazhet: S’bashkëpunojmë me një non-grata, Bullgaria të mos pengojë rrugën e Shqipërisë në BE

286775232 7815821711768877 3979644160844402127 N

Reporteri për Shqipërinë në CDU, Peter Beyer ka reaguar për vizitën e fundit që bëri në Shqipëri, ku ka realizuar takime me drejtues të qeverisë dhe opozitës.

Me anë të një postimi në Facebook, Beyer tregon se e ka vendosur theksin te mesazhet e forta që dha për klasën politike në Tiranë.

Ato ishin kryesisht për bashkimin dhe forcimin e prezencës së opozitës në Parlament, por edhe për kërkesën drejtuar Bullgarisë për të mos e bllokuar më tepër rrugën europiane të Shqipërisë.

Postimi i Peter Beyer:

Kam qenë në Tiranë/Shqipëri 🇦🇱 për tre ditë për bisedime me nivele të larta politike. Fokusi ishte në dy tema:

Shqipëria nuk duhet të jetë viktimë e bllokadës së turpshme të Bullgarisë. Shqipëria tani duhet të ftohet në konferencën e radhës ndërqeveritare si hapi tjetër konkret në procesin e anëtarësimit në BE.

Demokracia parlamentare e Shqipërisë ka nevojë për një opozitë të bashkuar dhe të fortë. Axhendat personale të individëve nuk duhet të luajnë një rol jashtë përgjegjësisë për vendin. Është e qartë se çdo lloj bashkëpunimi me një “persona non grata” si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar është i ndaluar që në fillim. Ky është një pozicion i zakonshëm, i pakundërshtueshëm që ne e përfaqësojmë rreptësisht në unison me miqtë tanë në SHBA 🇺🇸.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×