Drake ‘nxjerr blof’ ekipin e tij, reperi konfirmon se është arrestuar në Suedi

drake

Drake duket se konfirmoi se është arrestuar në Suedi pasi ekipi i tij mohoi thashethemet. Reperi i “Jimmy Cooks” ndau një foto në Instagram ku shihej një dokument që përshkruan të drejtat e tij në vendin evropian si i arrestuar.

“Informacion për ata që dyshohen për një krim dhe më pas arrestohen“, thuhej në krye të letrë nën fjalën “Polisen”, që do të thotë “polic” në suedisht.

Më pas, printimi rendit të drejtat e të paraburgosurit, si dhe ato të një personi që nuk është shtetas suedez, si Drake, i cili vjen nga Kanadaja. Ai gjithashtu nënvizoi se çfarë ndodh pasi një person ndalohet, duke përfshirë marrjen në pyetje për maksimumi gjashtë orë ose marrjen në paraburgim.

Drake e shoqëroi fotografinë e udhërrëfyesit së bashku me një seri postimesh, duke përfshirë një video të mikut të tij Chubbs duke kërcyer në një klub dhe një foto të një shoku tjetër.

Dua të shoh Ibiza Chubbs…”, ka shkruar ai krah postimit.

Ekipi i Drake fillimisht mohoi se ai kishte pasur një përplasje me policinë suedeze. Javën e kaluar, u përhapën zëra se fituesi i Grammy-t ishte arrestuar për akuza të lidhura me marihuanën ndërsa po festonte në një klub suedez. Spekulimet madje bënë që në Twitter hashtagu #FreeDrake(lironi Drake) të bëhet trend.

Por ekipi i tij i tha ‘Hollywood Reporter’ se Drake nuk u arrestua dhe se ai ishte në hotelin e tij në Stokholm. Megjithatë, ata nuk e mohuan se ai ishte ndaluar nga policia.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by champagnepapi (@champagnepapi)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×