“E kisha shmangur shumë kohë dhe e pashë sot”/ Ish-konkurrentja e Për’puthen shpëthen në lot në rrjetet sociale: Arsyeja që kam qarë është…

mikela-2

Ish-konkurrentja e Për’puthen Mikela Pupa ka publikuar një video e përlotur, teksa iu rrëfen ndjekësve arysen.

Në videon e publikuar në Instastory Mikela shprehet se arsyeja pse është e prekur është një film.

“Nuk më keni parë kështu por ja që po më shihni, kam qarë. Kam qarë shumë dhe arsyeja që kam qarë dhe jam gati me lot përsëri është se e kisha shmangur shumë kohë dhe e pashë sot. Sapo pashë filmin ‘Hachi’. Qenushi që pret të zotin për vite me rradhë. Të gjithë e dinë dashurinë time për qentë. Ishte një film që nuk duhet ta kisha parë sepse jam shumë e lidhur me qentë”– shprehet Mikela gjatë videos.

Kujtojmë se Miklea doli çift nga Për’puthen së bashku me Erionin. Ata u ndanë pak muaj pas daljes nga programi. Lajmin e konfirmoi vetë ish-konkurrentja. Pas daljes nga emisioni Mikela dhe Erioni ndanin shumë shpesh me ndjekësit e tyre momente nga jeta dhe romanca e tyre, por tashmë është vënë re mungesa e këtyre postimeve të përbashkëta, duke ndezur dyshimet se ka një krisje mes tyre. 

Në një bisedë të zhvilluar në rrjetin social Instagram para disa ditësh, kureshtja e ndjekësve të saj ishte për lajmet se ajo dhe Erioni janë ndarë, pas lajmeve që qarkulluan. “Po Erionin ku e ke se nuk ju kam parë bashkë kohët e fundit”- e pyet një ndjekës Mikelën, e cila me përgjigjen e saj la të kuptohet se raporti i saj me Erionin nuk është më si më parë. “Shumë pyetje mbi këtë temë… Nuk dua të flas, por fakti që s’na keni parë bashkë është një përgjigje.”- shkroi ish-konkurrentja duke mos dhënë më shumë detaje.

LEXO EDHE:

  • “Ka pasur shumë sherre”- Erioni flet për herë të parë për ndarjen nga Mikela, ish-konkurrenti i Për’puthen zbulon mesazhet: Disa fjalë të thëna në nerva e sipër çuan në…
  • “Materialiste!” Plas mes ish-çiftit të Për’puthen. Mos vallë Erioni pranoi se e la Mikelën për një tjetër?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×