
Dashuria është ende në ajër.
Kendall Jenner dhe Devin Booker kanë shkuar bashkë në dasmën e një miku të modeleve pas zërave se janë ndarë. Modelja dhe basketbollisti morën pjesë në dasmën e regjisorit Michael Ratner në Napa Valley, Kaliforni, të shtunën.
26 vjeçarja postoi në Instagram Stories një selfie me Booker, në të cilën shiheshin me veshjet e dasmës. Ndërsa ajo nuk i tregoi fytyrat e tyre në foto, ylli i ‘Phoenix Suns’ shihej tek kishte vendosur krahun rreth belit të yllit të “Kardashians”.
Booker kishte veshur një smoking të zi, ndërsa Kendall kishte veshur një fustan jeshil të errët Dries Van Noten me detaje me rrudha.
Jenner ndau gjithashtu disa video që tregonin fustanin e saj, ndërsa dora e Booker-it shihej po ashtu në video për një sekondë, duke sinjalizuar se dyshja ishin gati për dasmën së bashku. “E fiksuar pas fustanit tim mbrëmë”, shkroi Jenner në një nga postimet e saj pas dasmës, duke etiketuar stilisten e saj Dani Michelle. Gjithashtu në dasmë ishin miqtë e ngushtë të Jenner, Justin Bieber dhe gruaja e tij, Hailey Bieber.
Thashethemet e ndarjes rreth Jenner dhe Booker nisën në qershor, me media rë shumta që raportuan se çifti “kanë pasur diskutime për të ardhmen e tyre, por ata nuk janë në të njëjtën faqe”. Një burim më pas i tha ‘Page Six’ se të dy yjet po përqendroheshin në karrierën e tyre. Por Jenner dhe Booker që atëherë janë parë gjithmonë së bashku.
Vetëm disa ditë pasi zërave të ndarjes, ata u panë në Malibu, më pas kaluan së bashku festën e katërt korrikut në Hamptons dhe javën e kaluar shijuan një pushim romantik në Hawaii.
Ata nuk kanë reaguar asnjëherë rreth zërave dhe nëse nuk ka qenë një ide e grupit të tyre të PR atëherë lajmet janë totalisht të pavërteta.