“S’ke logjikë fare, kërce, s’po vini mend!”, Harxhi i përgjigjet deputetit të PS: Më kujton fjalimet e Enver Hoxhës (DEBATI I PLOTË)

Harxhi Pellumbi

Një debat i ashpër është zhvilluar në Open midis ish-zv ministres së Jashtme Edith Harxhi dhe Sekretarit Organizativ të PS, Arben Pëllumbi.

Duke u përplasur për “Ballkanin e Hapur”, Harxhi i ka thënë Pllumbit se i kujton kohën e Enver Hoxhës kur thotë se janë shokë të ngushtë me Vuçiç.

Debati në OPEN:

Harxhi: Ne justifikojmë dhe arsyetojmë Serbinë dhe Vuçiç.

Pëllumbi: Po jemi shokë të ngushtë.

Harxhi: Jeni shokë të ngushtë! Ja do e bëjmë ne tani do blejmë grurin tani, si naftën në kohën e Hrushovit.

Pëllumbi: E di ça po ndodh me grurin se e përmende dy herë.

Harxhi: Po tallesh me fatet e një kombi.

Pëllumbi: Pse tallje me fatet e një kombi është të flasësh për grurin? Je duke folur si një antagoniste pa logjikë. S’ke logjikë fare, as për pasuritë e popullit. Kërcen degë më degë.

Harxhi: Jo, jo ky është Ballkani i Hapur.

Pëllumbi: Shiko se na përmende 100 fshatrat. Ça di ti për fshatin e fermerët shqiptarë. Ju impenjoheni vetëm si të nxirrni nga varri një njeri dhe i harroni hallet e shqiptarëve.

Harxhi: Fjalim shumë i bukur, më kujton Enver Hoxhën. Po e derdhni qumështin rrugëve të Shqipërisë. E shkatërruat ekonominë?Shqiptarët po shpërngulen sepse Ballkani i Hapur po mbyll të gjitha fermat.

Pëllumbi: Ju na tregoni ne shkatërrimin e Shqipërisë? Kush i shkatërroi fermat, kush prishi çdo gjë që ishte komuniste? Ju na tregoni ne shkatërrimin e shqiptarëve.

Harxhi: Koha më e ndritur e Shqipërisë ka qenë periudha 2005-2013.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×