Ticiano Krudeli është një nga mbështetësit më të mëdhenj të milanit, me italianin që njihet gjerësisht nga fansat kuqezi për shkak të komentimeve të tij “të çmendura” në ndeshjet e Milanit.
Italiani nuk i ka përmbajtur emocionet pas triumfit të Milanit në garën për titull dhe është shfaqur i emocionuar në një video të bërë virale në rrjetet sociale.
Krudeli shihet duke festuar titullin e 19-të teksa thekson se është një rezultat i arritur me zemër nga skuadra, reagim ky i cili ka marrë me mijëra pëlqime nga tifozët kuqezi në mbarë botën.
Arena e Lajmit

Loading…