Aksidentoi për vdekje punonjësin e sinjalistikës në Roskovec dhe u largua nga vendngjarja, ndalohet shoferi

Roskovec

Policia e Fierit ka reaguar në lidhje me aksident me pasojë vdekjen që ndodhi gjatë natës në Roskovec. Një makinë goditi për vdekje punonjësin e firmës që merret me sinjalistikën rrugore dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Pas hetimeve të policisë, ka bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e shoferit, shtetasit me inicialet T.H., banues në Berat.

NJOFTMI I POLICISË
Në datë 28.06.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Velmish, Roskovec, shtetasi T. H., 58 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot” ka aksidentuar me pasojë vdekjen dhe është larguar nga vendngjarja, shtetasin M. L., 45 vjeç, banues në Tiranë(punonjës i një firme që meret me sinjalistikën rrugore).

Drejtuesi i mjetit u kap dhe u shoqërua në ambientet e Policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×