Pas Manajt, Barcelona hedh sytë nga një tjetër shqiptar. Lëvizje “low cost” për repartin e sulmit

Rei Manaj do të zgjidhë brenda pak ditësh të ardhmen e tij, nëse do të kthehet përsëri te Barcelona apo nëse klubi i Specias do të blejë kartonin e sulmuesit. Por ndërkohë, klubi katalanas ka hedhur sytë te një tjetër shqiptar për repartin e avancuar.

januzaj pike

Sipas të përditshmes katalanase “Sport”, ndërsa Barcelona po monitoron me kujdes tregun për situatën e Levandovskit dhe Rafinjës, por mendon për një lëvizje shumë më pak të bujshme, por që mendon se mund t’i zgjidhë disa probleme. Emri i piketuar nga Çavi është ai i Adnan Januzajt, i cili është në vitin e tij të fundit të kontratës me Real Sociedad.

Lojtari shqiptar i cili përfaqëson Belgjikën, nuk ka rinovuar me Sociedad dhe mund të jetë një zgjidhje pa shumë shpenzime për lojën në krah nëse dështon transferimi i Rafinja të Lids, i cili është padyshim preferenca e parë e Çavit.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×