Përplasi çiftin dhe foshnjën 3-muajshe te vijat e bardha në Tiranë, lirohet Ajas Sulejmani

Ajas4

Lirohet nga qelia Ajas Sulejmani, shoferi i aksidentit që shkaktoi reagime të forta në publik, ku përplasi te vijat e bardha çiftin dhe foshnjën 3-muajshe.

Nga masa ‘arrest me burg’ për Sulejmani iu caktua masa ‘arrest shtëpie’.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Gjykata e Tiranës vendosi që të zbusë masën e sigurisë ndaj tij, ndërkohë që 39-vjeçari do të hetohet nën masën e arrestit shtëpiak.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 8 maj 2022.

Arjan dhe Vilma Konomi, çifti që u aksidentua iu desh që të qëndronin një muaj në spital, pas dëmtimeve që morën nga përplasja.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×