“Red flags” dhe pendesat/ Kim Kardashian me mesazhe të koduara në rrjetet sociale, çfarë fshihet pas tyre

kim-kardashian-khloe-tristan-2-2

Mesazh i koduar apo postime rastësore?

Kim Kardashian ka postuar në Instagram Stories disa thënie për marrëdhëniet dhe pendimet. Postimi i saj i parë thoshte: “Vajzat mund të shohin ndryshimin midis 200 nuancave të buzëkuqit, por nuk mund të shohin “flamujt e kuq”(ose red flags shenja që na paralajmërojnë se marrëdhënia është toksike)”.

Dhe mesazhet e koduara të Kim nuk u ndalën me kaq. 41-vjeçari më pas postoi një citim nga Dr. Seuss.

“Jeta është shumë e shkurtër për t’u zgjuar me pendime. Pra, duaji njerëzit që të trajtojnë siç duhet, fali ata që nuk e bëjnë këtë dhe beso se gjithçka ndodh për një arsye. Nëse të jepet një shans, shfrytëzoje atë. Nëse kjo të ndryshon jetën, lëre atë. Askush nuk tha se do të ishte e lehtë, ata thjesht premtuan se do ia vlente”.

Ndërsa nuk dihet se kujt i drejtohet Kim me mesazhet e saj të paqarta në Instagram, koha kur ia ka postuar duket se nuk është rastësore. Ylli i Kardashians i postoi ato vetëm pak ditë pasi u zbulua se Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë duke pritur fëmijën e tyre të dytë së bashku nëpërmjet një surrogate.

Marrëdhënia e Khloe dhe Tristan ka pasur plot ulje-ngritje. Pasi Khloe ndau në tetor 2021 se ajo dhe Tristan ishin ribashkuar, Tristan konfirmoi se ai priti një fëmijë tjetër, djalin Theo, 7 muajsh, me Maralee Nichols në janar 2022. (Tristan është gjithashtu baba i djalit Prince, 5 vjeç, me Jordan Craig .)

Sipas E!NEWS fëmija u ngjiz përmes një nëne surrogate përpara se Khloe të zbulonte se Tristan po priste një fëmijë me dikë tjetër në dhjetor. Edhe pse dyshja po zgjerojnë familjen e tyre, ata nuk janë çift.

Në fakt, Tristan u fotografua i kapur për dore me një grua misterioze në Greqi më 17 korrik, më pak se një javë pasi u publikua lajmi për fëmijën e tij me Khloe.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×