Tabaku: Sot 50% e rritjes së çmimeve vjen nga faktorë të brendshëm, qeveritarët nuk i lexojnë shifrat

Tabaku2

Deputetja Jorida Tabaku në fjalën e saj në Kuvend, ritheksoi se sot rritja e çmimeve 50% vjen nga faktorë të brendshëm.

Gjithashtu ajo u shpreh se inflacioni në Shqipëri ka filluar që shtator të vitit të kaluar.

“Këtu u diskutua që inflacioni në Shqipëri është më i ulët se në vende e tjera të rajonit. Por inflacioni këtu ka filluar që vjet në shtator dhe kjo është ngritur me shqetësim nga opozita. Sot rritja e çmimeve dhe inflacioni vetëm 50 % vjen nga Eurozona dhe 50% vjen nga faktorë të brendshëm. Këto që janë në qeveri dhe na bëjnë në shkollë gjithë ditën, këto shifra i lexojnë? Duhet të kesh vullnet politik për këto gjëra”, tha ajo.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×