
Kryetari i PD Sali Berisha në një takim me intelektualët në Elbasan, ka deklaruar se PD ka pjesën e vet të fajit për situatën ku ndodhet tashmë vendi. Ai ka bërë me dije se ka informuar ish- kryetarin Lulzim Basha për aktet e terrorit që po ndodhnin që në 2013, por se një fakt i tillë nuk është marrë parasysh dhe nuk luftoi për të drejtat e qytetarëve.
Një gabim të selisë blu, Berisha ka renditur edhe faktin që PD nuk u bë palë me qytetarët në rezistencën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.
“PD pa asnjë diskutim është përgjegjëse për të këtë situatë. Është përgjegjëse në krye të radhës kur Rama nisi të përdorë praktikën e mbjelljes së frikës. PD nuk qëndroi ndaj tij, nuk u përball dhe i la atij fushë të hapur që të vijonte me program mbjelljen e frikës. I kam si tani mesazhet që më vinin nga demokratët e jugut në dhjetor të 2013- 12014 që më informoni se po ushtrohej terror, mbillte frikë.
U përpoqa të jem i sinqertë dhe i shpjegova kryetarit se ç’pasoja do kishte për ne nëse nuk i dilnim përpara. Por PD nuk e bëri nuk mbrojti të drejtat e qytetarëve. Njerëzit tanë mbeteshin burgjeve, jetimë sikur nuk ishin të burgosur politik të këtij regjimi.
Përveç kësaj, PD humbi nuk përqafoi një seri kauzash, një grup artistësh dhe qytetarësh të Tiranë bënë një rezistencë heroike për Teatrin Kombëtar, thuajse simbol i kombit. PD qëndroi anash dhe nuk u angazhuar.
Në këtë ecuri, apatia që ne kemi kontraktuar na ka shoqëruar këto 8 vite është problemi ynë po aq madhor sa Rama. Nëse ne nuk i themi çdo ditë vetës çdo i bëjmë regjimit e nuk do të ziejmë nga idetë e mendimet, ai do të qeverinë pa dhimbje koke.
Besoj se siç përshkrua një rrugë jo të lehtë deri në fund të prillit, tani kemi një mision më të madh, të shpëtojmë Shqipërinë nga regjimi. Vetëm ne mund ta shpëtojmë Shqipërinë”, deklaroi Berisha.
Arena e Lajmit