“Jam mësuar të jetoj me këtë, pasi nuk ka zgjidhje!” Eni Koçi flet për problemin shëndetësor dhe zbulon ku do jetojë pas shtatzënisë

eni-koi-genc-prelvukaj-2

Këngëtarja Eni Koçi ka zbuluar se vuan nga parosmia pasi u infektua me COVID-19. ‘Parosmia’ është termi që përdoret për të përshkruar humbjen e sensit të nuhatjes. Veç kësaj, kjo situatë shëndetësore mund të bëjë që t’u duket sikur disa gjëra të përditshme kanë një aromë shumë të fortë e të pakënaqshme.

Gjatë një interviste virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, Eni është pyetur nëse i është kthyer shija dhe nuhatja. “Vazhdoj po njësoj. Domethënë shije dhe nuhatje kam por gjërave nuk ua ndiej erën apo shijen reale që kanë patur si para Covid-it. Parosmia quhet si problem. Kam filluar të mësohem të jetoj me këtë problem pasi nuk ka zgjidhje“- shkruan këngëtarja.

Ndërkohë e pyetur se ku do jetojë pas shtatzënisë, Eni tha se “gjithmonë do jenë mes Tiranës dhe Prishtinës, pasi është e pamundur që të jemi stabël në një vend”.

Ajo dhe këngëtari Genc Prelvukaj janë në pritje të një vajze. Çifti vendosën ta bënin të ditur lajmin në projektin e tyre muzikor ku aty zbuluan dhe gjininë e bebushit. E pyetur nëse ka menduar për emrin e vajzës, artistja u shpreh se ia kanë vendosur emrin tashmë por dëshiron që ta mbajnë ende një sekret për publikun. E kemi vendosur por mbetet ende sekret” tregoi ajo.

Ata po ashtu kanë kurorëzuar edhe dashurinë e tyre në martesë, ndonëse ende nuk kanë realizuar dasmë. Genci dhe Eni po jetojnë prej vitesh një histori shumë të bukur dashurie, teksa në 3 nëntor të 2018 artisti i bëri një super propozim në Plavë këngëtares.

Ata janë martuar që prej vitit 2019 dhe këtë e kishin mbajtur sekret dhe e bënë të ditur vetëm disa javë më parë kur Eni postoi një foto të tyre me fustan nusërie dhe kostum duke shkruar: “Zoti dhe Zonja Prelvukaj, të martuar që prej vitit 2019”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×