
Gjatë fjalës së tij në takimin e zhvilluar me intelektualët në Elbasan, Kreu i PD, Sali Berisha tha se është koha që Partia Demokratike të dalë nga apatia e saj, teksa paralajmëroi “beteja” kundër qeverisë Rama.
“PD mbajti qëndrime vetëvrasjeje, por mos harroni se kemi një gjë…. ne jemi ata që ishim 8 vite, dhe çfarë kërkohet nga ne? Të mos jemi ata që ishim 8 vite dhe të dalim nga apatia jonë. PD ka një armik të fortë të vetja e vet, duhet të dalë nga apatia!”, tha Berisha mes të tjerash.
“Çdo pushtet i këtij vendi është në duart e një partie. Shqipëria sot është monizëm i plotë. Si ndodhi kjo? Para syve të gjithë botës! Kjo erdhi hap pas hapi, dhe sot Edi Rama është padron i çdo pushteti. Por ky është regjim i kalbur se bazohet në parime të padrejta, në një trekëndësh-politikë, krim, biznes-, bazohet në një proces izolimi nga qytetarët.
Në parlament nuk flasin për qytetarët ndonjëherë, jetojnë në botën e tyre, ndajnë pasuritë njëri me tjetrin. Kaq është e gjithë historia.
Ndaj është jetike për ne hapja ndaj vlerave, njerëzve idealistë dhe që e kuptojnë që vendi ka nevojë jetike për kontributin e tyre. Kemi nevojë për mendjen, intelektin, ekspertizën e tyre.
Në një takim me biznesin e vogël thash se programin e PD për biznesin e vogël do ta shkruani ju… sepse ata dinë ta shkruajnë dhe asgjë s’mund ta shkruajnë burokratët më mirë se ata.
Dua tu informoj se përgatitemi për betejë me këtë regjim. Nëse PD do kishte qëndruar si forcë beteje, si opozitë në të gjithë detyrimet e saj, të gjitha këto që po flasin nuk do mund të kishin ndodhur dhe Rama s’do ishte kurrë në pushtet. PD mbajti qëndrime vetëvrasje, por mos harroni se kemi një gjë…. ne jemi ata që ishim 8 vite dhe çfarë kërkohet nga ne? Të mos jemi ata që ishim 8 vite dhe të dalim nga apatia jonë. PD ka një armik të fortë të vetja e vet, duhet të dalë nga apatia, u rithemeluam, por vetë demokratët, drejtuesit në radhë të parë, duhet ta dinë që duhet të ngrihen dhe s’mund ta lenë këtë qeveri të sillet në këtë mënyrë. Të caktojë borde për të justifikuar çmime…”, tha Berisha.