Presidenti Meta përballë analistëve sot në “Open”/ Nga ekonomia, te rikthimi në opozitë, ja për çfarë do të flasë

Meta Open

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të jetë sot në mbrëmje në emisionin “Open” në News24 përballë analistëve. Ekonomia, situata politike në vend, integrimi, kriza e çmimeve apo dhe rikthimi i tij në opozitë do të jenë pjesë e debatit të sotëm në prime time në ekranin e News24.

Vetë Kreu i Shtetit fton qytetarët ta ndjekin, sipas dëshirës.

“Të dashur miq,
Sonte në ora 21:00, do të jem live në News 24, në një intervistë për emisionin “Open” të gazetares së mirënjohur, Eni Vasili përballë një paneli të nderuar analistësh.
Sipas dëshirës, ju ftoj të gjithëve më ndiqni.
Deri në takimin tonë ju uroj të gjithëve një pasdite të këndshme!”, shkruan Meta.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×