
Ish-ministri i jashtëm Tritan Shehu, ka zbardhur detajet nga darka e zhvilluar mbrëmjen e djeshme ku ambasadorja Yuri Kim, me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënies Shqipëri-SHBA, ftoi të gjithë ministrat e jashtëm nga viti 1991.
Shehu tha se ky ishte një takim shumë i këndshëm, ndërsa shtoi se nuk kishte konotacion politik.
“Ishte një takim njerëzor, i këndshme, aspak e rëndë në biseda. Një tryezë normale, por jo me konotacion politik. Konotacioni i vetëm politik ishte në lidhje me rolin tonë në këtë periudhë 30 vjeçare, dhe konfirmimi i asaj që 100 vjetori i dytë i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA, do të jetë më i frytshëm”, tha ai.