Berisha thërret mbledhjen me krerët e degëve në rrethe, zbulohet axhenda e takimit

Situata Pd, Keshilli Kombetar (25)

Partia Demokratike ka thirrur nesër një mbledhje me të gjithë kryetarët në rrethe, pak ditë pas përmbylljes së procesit të zgjedhjeve në të gjitha strukturat drejtuese.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se në këtë mbledhje do të diskutohet për protestat e ardhshme dhe rolin që do të kenë krerët lokalë në organizimin e aksionit opozitar.

“Mbledhja me kryetarët është shumë e rëndësishme, e para e kësaj natyre, në të cilën ata do të marrin detyrat për drejtimet e punës së PD-së në periudhën që vjen. Nuk mund të ketë dyshim që protesta do të jetë temë diskutimi shumë e rëndësishme. PD duhet të bëjë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë nga sistemi monist dhe vetëm shqiptarët mund ta bëjnë atë”, u shpreh kreu i PD-së.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×