Java kulturore e Izraelit, Rama viziton ekspozitën: Do hapim Muzeun Hebraik në Vlorë

Rgre

Kryeministri Edi Rama ka qenë prezent në një event të organizuar në kuadër të javës kulturore të Izraelit në Tiranë, ku është çelur ekspozita “Jeruzalemi nuk është thjesht një qytet”.

Kjo ekspozitë është një përmbledhje e 100 fotografive të autorit Dmitry Brickman, që tregojnë gamën e gjerë të trashëgimive fetare dhe kulturore të qytetit të shenjtë të Jeruzalemit.

Rama në fjalën e tij e vendosi theksin te miqësia mes dy vendeve dhe njoftoi hapjen e Muzeut Hebraik në Vlorë.

“Të falënderoj që je treguar i gatshëm që prej ditës së parë që nisëm këtë program të ri. Izraeli është i pranishëm për ti treguar botës shumë gjera. Kjo është e para herë por duam ta bëjmë traditë edhe për vitin tjetër. Duam të krijojmë gjithmonë e më shumë ura që na bëjnë bashkë dhe do të jemi shumë shpejt së bashku për inaugurimin e muzeut të ri në Vlorë dhe përgatisim qendrën hebreje në Vlorë dhe do të ishim shumë të nderuar që të ishit pjesë e kremtimeve tona”, tha Rama.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×