
Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka deklaruar se janë të angazhuar që liberalizimi i vizave në Kosovë të realizohet sa më shpejt.
“Ne angazhohemi që liberalizimi të vijë sa më shpejt dhe për këtë flasim me të gjithë partnerët t’i hapin mendimet e tyre dhe të binden siç jemi bindur edhe ne”, tha kancelari gjerman.
Gjithashtu ai komentoi edhe nismën Open Balkan, ndërsa i shpreh se i japin prioritet zhvillimit të tregut të përbashkët.
“Sa i përket Open Balkan, ne i japim prioritet tregut të përbashkët,. Është me rëndësi që të arrihen përparime që janë të arritshme”, tha ai, duke theksuar: “Nëse më lejoni të shtoj, të gjithë duan të shkojnë në BE, atje janë të vlefshme rregullat dhe duhet rijetëzuar Procesi i Berlinit.”
Arena e Lajmit