
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka sqaruar raportin e tij me presidentin aktual, Ilir Meta, ndonëse për këtë të fundit ka pasur kritika sa i takon qëndrimit për firmosjen e dekretit për shkarkimin nga detyra si Shef i Shtabit të Presidentit të zgjedhur, Bajram Begajt.
Berisha në një konferencë për mediat sqaroi se nuk ka krisje me Metën.
“Nuk ka krisje. Presidenti, e kam theksuar, do jem transparent, Kushtetuta në germë, nuk ndalon firmosjen e dekreteve jashtë vendit. Se ka një përkufizim të tillë. Por raste unë di që nuk ndodhin. Të themi të vërtetën, Presidenti mund të mos e firmoste raundin e katërt, por të pestin s’e digjte dot. Duhet të ushtronte detyrimin kushtetues, pastaj ndërhyjnë mekanizma të tjera. Kur kishte “check and balance” ndërhynin mekanizma të tjera. Ai nuk mund të mos ushtronte kushtetutshmërinë. Është rast unik në historinë vendeve të tjerë. S’ka ndodhur kurrë që të marrësh një ushtarak aktiv dhe ta emërosh President të Republikës, përveç në rastin e Juntave. S’ka ndodhur asnjëherë!’, tha Berisha.
Arena e Lajmit