Video/ Vrasja e Xhuvanit, gjykata jep vendimin për dy ish-zv. drejtorët e policisë së Elbasanit, Nushi shpërthen ndaj gazetarëve: Ikni, më lini rehat

Nushi

Gjykatësi Taulant Tafa ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest Shtëpie” të kërkuar nga Prokuroria për ish zëvendësdrejtorët e policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla.

Gazetari Fatmir Popja ka raportuar për BalkanWeb se dy ish-zyrtarët janë paraqitur mesditën e kësaj mesjave në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasanit për tu njohur me vlerësimin e masës së sigurisë .

Pas daljen nga salla e gjyqit-Ish zv.drejtori Albert Nushi i pyetur nga nuk është prononcuar për mediat: Ikni tani më lini rehat.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe dëshmi të rreme lidhur me ngjarjen e ndodhur në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Sakaq, në seancë nuk janë paraqitur avokatët e tyre për shkak të bojkotit pa afat të seancave.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×