“Një front opozitar i përbërë nga partitë opozitare”, Berisha thirrje shqiptarëve: Ngrihuni në mbrojtje të idealeve!

Dokumenti Berisha Jo Me Deputet Neser Proteste Te Kuvendi 5c6dc80c3fe13

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference për mediat iu bëri thirrje shqiptarëve që të reagojnë kundër këtij regjimi.

“Soros nëpërmjet deklaratave të njerëzve të tij përligji grabitjen e votës në zgjedhjet e fundit dhe ndërhyri në politikën e brendshme të vendit, për të larguar nga skena politike ish-presidentin dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. PD i bën thirrje shqiptarëve, që të ngrihen në mbrojtje të idealeve të tyre për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi monist i Ramës, i bazuar në krimin, drogën dhe mbështetjen e George Soros. Zgjidhja është sot më shumë se kurrë në duart e qytetarëve shqiptarë. Të atyre të cilët e duan këtë vend, konsiderojnë lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve si premisën më jetike për zhvillimin e tyre dhe sistemit të tyre”, tha Berisha.

Sipas tij “Shembja e këtij sistemi arrihet përmes krijimit të një fronti opozitar. PD në këtë kontekst, konsideron kritike krijimin e një fronti opozitar të përbërë nga të gjitha forcat politike opozitare dhe shoqëria civile, grupet e interesit, rrethi akademik, të gatshëm që të përballet me regjimin e Ramës. PD iu bën thirrje shqiptarëve kudo që janë, të angazhohen me potencialet e tyre për të shpëtuar vendin. PD iu bën thirrje miqve të Shqipërisë, të shqiptarëve dhe demokracisë në Europë e kudo në vend të lirë, që të ndërpresin mbështetjen për regjimin monist të Ramës, si kontribut për rivendosjen e sistemit kontrollues”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×