Përshkallëzohet situata te “Rrugica e Berishës”, tifozët holandezë qëllojnë policët me gurë dhe shkopinj! Një efektiv i dëmtuar

Festimet para finales së madhe që do të luhet mbrëmjen e nesërme në Tiranë duket se kanë marrë një tjetër rrjedhë.

1abb58d8-daf8-43e6-9c54-48e287bea97eBurime bëjnë me dije për Panorama.al se në rrugën “Mustafa Matohiti” e cila njihet ndryshe si “Rrugica e Salës” rreth 200 tifozë holandezë të pajisur me gurë dhe shkopinj janë përplasur me policinë.

Për pasojë ka mbetur i dëmtuar një efektiv në radhët e uniformave blu.

Mësohet se sherri ka nisur për shkak se policia ka ndaluar marshimin e tyre drejt stadiumit ku aktualisht ndodhen tifozët e Romës.
PANORAMASPORT. AL

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×