Rritja e interesave të Bankës Qendrore Evropiane, Vasili: Në 2022-shin do të paguajmë 53 mln dollarë më shumë

Petrit Vasili

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me vendimin e Bankës Qendrore Evropiane për të rritur normën bazë të interesit në nivelin 0.5%.

Përmes një postimi në facebook, numri 2 i LSI-së shkruan se ky vendim do të rëndojë akoma më shumë mbi xhepat e qytetarëve të cilët tashmë do të duhet të paguajnë më shtrenjtë borxhet e marra nga qeveria Rama.

Ai shtoi se në buxhetin e vitit 2022 do të paguhen 53 mln dollarë më shumë vetëm si pasojë e rritjes së interesave.

POSTIMI I PLOTË:

Ekonomia ne alarm, Miliona te tjera interesa per tu paguar, per shkak te borxheve te çmendura te qeverise!

Banka Qëndrore Evropiane vendosi te rrisë normen baze te interesit duke e cuar ate ne nivelin e 0.5 %.

Nje vendim ky i marre per te mbajtur nen kontroll inflacionin.

Gjithashtu Banka Qendrore Europiane ka paralajmeruar edhe nje rritje tjeter ne shtator.

Por cfare do te thote kjo per buxhetin e Shqiperise:

Sot Shqiperia financohet ne nje % shume te rendesishme me borxh ne monedhen Euro.

Te mos harrojme vetem ne 2021 mori nje borxh 700 ml euro eurobond.

Pra e thene qarte interesat, qe ne do te paguajme per borxhet e qeverise do te jene akoma me te shtrenjta.

Ne buxhetin e vitit 2022 ne do te paguajme 53 milione dollare interesa.

Vitin tjeter kjo pagese e interesit do te jete dhe me e larte, sepse borxhi ne Euro eshte shume i larte,

Por dhe borxhi ne monedhen vendase do te jete me i shtrenjte sepse dhe Banka e Shqiperise e ka rritur normen baze nga 0.5% ne 1%, pra dyfishin.

Nje menaxhim mizerabel i ekonomise nga Rama dhe Rilindja po e con situaten drejt rendimit te vazhdueshem dhe pa kthim.

Kerkohet nje debat serioz, qe keta aventuriere politike perpiqen ta shmangin me propagande idiote.

Te gjithe ekspertet e ekonomise duhet te thone mendimin e tyre.

Ekonomia shqiptare eshte ne udhekryq shume te rrezikshem ku te gjitha pasojat katastrofike po bien mbi qytetaret e thjeshte.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×