Çdo gjë që prodhon bleta është bekim për shëndetin. Sigurisht, dashamirësit e ushqimeve dhe përbërsve natyralë, admirojnë bletët dhe punën e tyre. Mjalti mbetet prodhimi më i njohur i bletëve falë vlerave që ai ka për shëndetin dhe kujdesin për lëkurën.
Megjithatë, bletët prodhojnë edhe një substancë tjetër shumë miqësore me lëkurën siç është dylli. Ky i fundit njihet për vlerat befasuese në të mirë të lëkurës, përfshirë aftësinë për zbutjen dhe qetësimin e saj.
Fakte interesante për dyllin e bletëve
Sipas ekspertëve të AgroWeb.org bletët prodhojnë një dyll natyral që sekretohet nga gjendrat në ndodhen në zonën anësore të trupit të tyre.
Ato e heqin dyllin, e përtypin dhe më pas e vendosin në hoje.
Dylli forcohet gradualisht duke formuar një shtresë mbrojtëse për rritjen e bletëve dhe ruajtjen e mjaltit.
Kjo substancë e forcuar ofron jo vetëm mbrojtje fizike por i mban hojet të sigurta nga infeksionet dhe ndotësit e tjerë.
Dylli i bletës është përdorur prej shekujsh, kryesisht për përgatitjen e qirinjve.
Në fakt, qirinjtë e formuar me dyll bletësh janë më të shëndetshëm se produktet e tjerë toksikë. Egjiptianët e lashtë e përdornin dyllin e bletës për formimin e bojës për krijimet e tyre artistike.
Në kohën e Romës së lashtë, njerëzit e përdornin dyllin për zbutjen e lëkurës.
Shkencëtarët po studiojnë aftësinë e dyllit të bletës për uljen e kolesterolit, zbutjen e dhimbjes dhe trajtimin e problemeve me tretjen.
Një studim i vitit 2007 zbuloi se një variant më i pastër i dyllit të bletës i pasur me antioksidantë mundet të mbrojë mëlçinë.
Industria e kozmetikës e admiron dyllin e bletës sepse është një produkt natyral dhe i pastër nga toksinat që ushqen lëkurën.
Dylli shërben për t’i bërë kremërat më të dendur dhe më të lehtë për tu shpërndarë në lëkurë.
Mbrojtja: Kur vendoset në lëkurë, dylli formon një shtresë mbrojtëse kundër ndotësve mjedisorë duke ruajtur lagështinë dhe pakësuar thatësinë e lëkurës. Kjo është arsyeja përse dylli përdoret në produktet për zbutjen e buzëve. Në dallim nga produktet e tjera, dylli nuk e “mbyt” lëkurën dhe nuk bllokon poret.
Ushqyerja : Dylli i bletës përthith molekulat e ujit dhe e mban lëkurën të ushqyer dhe hidratuar. Vitamina A: Dylli i bletës është një burim i mirë i kësaj vitamine dhe ndihmon në pastrimin dhe rigjallërimin e lëkurës.
Aroma: Kimikatet e rënda nuk janë të domosdoshëm për tu dhënë aromë të mirë produkteve të ndryshme. Produktet natyralë janë po aq efikasë. Dylli i bletës ka aromën natyrale të mjaltit dhe preferohet në prodhimin e sapunëve apo parfumëve.
Për lëkura të ndjeshme: Nëse vuani nga kruarjet e lëkurës së thatë, apo nga lëkura e ndjeshme atëherë përdorni dyllin e bletës. Ai mund të tolerohet edhe nga njerëzit që vuajnë nga alergjitë ose nga ata me lëkurë me tendenca alergjike./AgroWeb.org

and then