Finalja e Ligës së Konferencës/ Veliaj takohet me kryebashkiakun e Roterdamit: U kërkojmë të gjithë tifozëve të…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka mirëpritur, kryebashkiakun e Roterdamit, Ahmed Aboutaleb, i cili ka mbërritur në Shqipëri, për finalen e Ligës së Konferencës, mes Romës dhe Fejnordit, për të mbështetur skuadrën e qytetit të tij, Fejnordin. Kjo është hera e dytë që Aboutaleb, vjen për vizitë në Tiranë, pasi ka qenë edhe më herët.

Veliaj

Aboutaleb është me origjinë marokene, teksa prej 3 mandatesh drejton qytetin e Roterdamit. Ndërkohë nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka kërkuar të gjithë tifozëve të festojnë në paqe, në respekt të qytetit dhe ekipeve që do të luajnë në finale.

Gjithashtu ditën e nesërme në Tiranë do të mbërrijë edhe kryetari i Bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri.

View this post on Instagram

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×