Gjyshja i ndërpret videon në TikTok Selena Gomez për ta pyetur se ‘si i dhe fund me atë djalin”

selena-gomez-2

Lërjani gjyshes së Selena Gomez-it të bëjë pyetjet ngacmuese.

Këngëtarja e “Who Says” postoi një video në TikTok ndërsa bënte një tutorial grimi me produktet e saj të ‘Rare Beauty’. Në videon, e cila u postua në llogarinë e saj, Selena fillon të bëjë buzëkuqin teksa një zë jashtë kamerës pyeti: “Pra, si i dhe fund me atë djalin?”.

E kujdesshme që të mos i shpërndante sekretet e saj para njerëzve, ajo u përgjigj: “Uhh, do të të tregoj për një sekondë”. Selena më pas u përpoq të vazhdonte videon por nuk e arriti dot ta përfundonte për shkak të të qeshurës. Teksa shpërndau videon me ndjekësit, ajo shkroi: “Nuk kam fjalë”.

@selenagomez #rarebeauty @Rare Beauty ♬ original sound – Selena Gomez

Ndoshta Selena ka mbetur pa fjalë, por fansat kanë pasur shumë për të thënë. Një përdorues shkroi, “Nana na trego më shumë”. Ndërkohë një përdorues tjetër shtoi, “Ne të gjithë duam ta dimë.”

Është e paqartë nëse gjyshja e saj dëshironte të fliste për ish-in e mbesës The Weeknd, Justin Bieber apo dikë tjetër. Çfarë dimë ne është ajo që Selena tregoi në maj se është beqare.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×