
Partneri i Ricky Martin , Jwan Yosef ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale duke thyer kështu heshtjen që kishte mbajtur gjatë betejës ligjore që këngëtari po përballej me nipin e tij.
Çifti ndajnë katër fëmijë, binjakët Matteo dhe Valentino 13 vjeç , si dhe Lucia dhe Ren , të cilët janë të 2 dhe 3 vjeç .
Në postimin e tij, piktori 37-vjeçar ka publikuar një selfie me Martinin teksa krahas saj shkroi: “E vërteta mbizotëron” .
View this post on Instagram
Nipi i Ricky Martin , Dennis Yadiel Sanchez , kishte paraqitur një urdhër mbrojtjeje kundër xhaxhait të tij dhe e akuzoi atë se ishte në një marrëdhënie me të për të paktën shtatë muaj.
Këngëtari portorikan i mohoi kategorikisht akuzat dhe i quajti ato të neveritshme.
Më në fund, më 21 korrik , nipi i tij vendosi të tërhiqte pretendimet e tij për incest, pasuar me mbylljen e çështjes së urdhrit të mbrojtjes së Martinit gjithashtu.
Ai u shpreh në një video-mesazh se tani është koha për t’u shëruar dhe të marrë veten nga akuzat shkatërruese të ngritura ndaj tij.
“Nuk më lejuan të mbrohesha sepse duhej të ndiqja një procedurë, ku ligji më detyronte të mos flisja derisa të isha para gjykatësit.
Falë Zotit që këto pretendime u vërtetuan të rreme, por do t’ju them të vërtetën, ka qenë shumë e dhimbshme për mua, familjen dhe miqtë e mi”, u shpreh ai.