“PD ka 44 mijë luftëtarë, kërkojnë të mobilizohen”, Berisha: Kemi përballë një armik të egër. Në 3 muaj bordet iu morën shqiptarëve 340 mln euro

Sali Berisha234332

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa foli për aksionin opozitar deklaroi se opozita ka 44 mijë ‘luftëtarë’ të konfirmuar që mund të rrëzojnë regjimin e Ramës.

Gjatë fjalës së tij para kryetarëve të degëve të PD-së, Berisha tha se në 3 muaj bordet iu morën shqiptarëve 340 mln euro.

“Ku jemi ne? Më të fortë se kurrë. Kemi 44 mijë ‘luftëtarë’ që na u përgjigjën në çdo kohë. U konfirmuan 44 mijë luftëtarë (anëtarë të PD), një pakicë që mund të kryejë me sukses, mund të ndërtojë një lëvizje të fuqishme shpëtimtare për Shqipërinë. Këta 44 mijë luftëtarë kërkojnë që të mobilizohen. Kemi të bëjmë me një parti shtet, ajo përmbyset me një front opozitar, kjo është jetike për ne. Ne duhet të ecim në rang lokal, kombëtar dhe kudo. Përballë kemi një armik të egër që me vendosjen e monizmit paraqitet për demokracinë, armik më i rëndësishëm pas Enver Hoxhës. A do të pranojmë ne monizmin? Bordet vetëm në 3muaj i kanë plaçkitur shqiptarëve 340 mln euro. Po qeveria merr 150 lekë më shumë për litër nafte TVSH. Qytetarët shqiptarë paguajnë më shtrenjtë naftën, orizin.”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×