U kap në Itali me 20 kg drogë, kush është Agim Kajmaku. Nga dënimi në Greqi për falsifikim parash te arrestimi në Tiranë në një spital privat

Kajmaku1

Agim Kajmaku, ish kryebashkiaku i Vorës ka zgjidhur problemet me drejtësinë shqiptare, por tashmë sapo i ka hapur ato me drejtësinë italiane.

Ai u zgjodh kryebashkiak në zgjedhjet locale të vitit 2017, ku opozita nuk mori pjesë, por nuk e gëzoi për shumë kohë atë mandate.

Partia Demokratike i zbuloi atij një dënim të padeklaruar në Greqi për falsifikim parash, të cilin duhet ta kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shkarkoi nga detyra dhe menjëherë Policia e shpalli në kërkim.

Në ditën që u shkarkua nga KQZ-ja ai firmosi shkarkimin nga detyra të dy nënkryetarëve të bashkisë, firmë e cila i rëndoi pozitën, pasi u akuzua edhe për përdorim të postit pas lirimit. “Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane, ka shpallur në kërkim me masë sigurimi me arrest në burg, në lidhje me hetimin që zhvillohet në ngarkim të shtetasit Agim Kajmaku, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, shpërdorim detyre, sipas nenit 248 te Kodit Penal, falsifikimi i formularëve, neni 190 i Kodit Penal, dhe Ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës, neni 249 i Kodit Penal”, thuhej në urdhër-arrestin për Kajmakun të 1 nëntorit 2019.

Pasi qëndroi 8 muaj në arrati, Agim Kajmaku u arrestua në një spital privat ku kishte shkuar për problem shëndetësore.

Por një ditë pas arrestimit, në 8 korrik 2020 Gjykata e Apelit liron ish krye-bashkiakun e Vorës.

Apeli caktoi ‘detyrim paraqitje’ për Kajmakun pasi vetë Prokuroria, konkretisht prokurorja Arta Marku kërkoi zbutjen e masës së sigurisë. Kajmaku vuan nga disa sëmundje dhe kjo me sa duket ka ndikuar në zbutjen e masës së sigurisë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×