Tifozët e Fejnord sot janë bërë protagonistë të disa episodeve të dhunshme në rrugët e kryeqytetit, një natë para sfidës së skuadrës së tyre në finalen e Ligës së Konferencës kundër Romës. Por ajo që duket se u pëlqen më shumë është të argëtohen nën avujt e alkoolit.

Kështu, të shumtë në numër ata kanë “pushtuar” me kuptimin e plotë të fjalës një nga lokalet e natës në kryeqytet, pranë Fan Zonë të tyre, duke vendosur që të kalojnë disa orë në natën para ndeshjes duke u argëtuar nën tingujt e muzikës. Sigurisht, pa harruar edhe koret e tyre për ekipin e zemrës.
Arena e Lajmit
Loading…
and then