Shëngjin/ Varka me pedale futi ujë, policia Kufitare shpëton 7 pushues që mbetën në det të hapur

B2a80251 C202 484d 8a1d Fdee1d955cd3

Policia Kufitare në Shëngjin ka shpëtuar disa pushues që kishin mbetur të bllokuar në det të hapur, pasi varka me pedale që kishin në përdorim kishte ndaluar pasi kishte futur ujë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 19:40, është telefonuar Salla Operative e Stacionit të Policisë Kufitare Shëngjin, për të kërkuar ndihmë, pasi në det të hapur, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, kishin mbetur disa shtetas që ishin futur në det me një pedalon, me të cilin nuk po ktheheshin dot në breg.

Menjëherë në ndihmë të tyre, janë nisur shërbimet, me mjetin lundrues të Policisë Kufitare Shëngjin, të cilët kanë konstatuar se rreth 2 milje larg bregut, në det të hapur, ishte një mjet lundrues pedalon, me 7 shtetas në të, që ishte bllokuar në det dhe nuk lëvizte pasi kishte filluar të fuste edhe ujë në brendësi.

Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin i kanë marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare, 7 pushuesit, të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, është bërë e mundur edhe nxjerrja e pedalonit të tyre, në breg.

Policia Kufitare Shëngjin këshillon të gjithë pushuesit që t’i përdorin mjetet lundruese sipas rregullave të përdorimit të tyre, për të mos rrezikuar jetën.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×