Zbigniev (Zibi), legjenda e futbollit polak dhe ish-ylli i Romës në fund të viteve ’80 është një prej të ftuarëve speciale të finales së sotme në stadiumin “Air Albania”.
Në një bisedë ekskluzive për “Panorama Sport” pak minuta para fillimit të ndeshjes, 66-vjeçari që mban edhe postin e zv.presidentit të UEFA-s, tregoi përshtypjet e para të atmosferës në Tiranë. Gjithashtu ai foli për skuadrën që bën tifo në këtë finale të parë të Ligës së Konferencës.
Zibi, si ju duket Tirana?
Kam ardhur shpesh së fundmi, por ju e dini që më pëlqen. Më pëlqente edhe atëherë kur shënoja gola… (qesh).
Kush fiton sot?
Ju e dini kush dua unë të fitojë, po ju për kë bëni tifo?
Ne jemi gazetarë… Nuk na lejohet…
OK, atëherë po ua them se dua të fitojë Roma. Momenti të fitojë në këtë ambient fantastik.
Pse juventinët nuk ju kanë qejf?
Ata mendojnë se unë jam anti-juventin, por unë thjesht e dua dhe e respektoj Romën, sepse ka qenë skuadra ime e fundit në Itali. Por nuk kam asgjë më Juventusin.
Si del ndeshja sot?
Si të dojë të dalë, mjafton të fitojë Roma.
JETMIR HALILAJ – PANORAMASPORT.A

Loading…