FOTOT/ Shëtitja në det i mori jetën 15-vjeçarja shqiptare, po udhëtonte me të dashurin dhe një çift tjetër kur u përplasën me mjetin bujqësor

Aksidenti Greqi

Një 15-vjeçare shqiptare ka humbur tragjikisht jetën në Greqi, teksa ka qenë duke bërë një shëtitje në det me të dashurin e saj dhe një çift tjetër, kur është përfshirë në një aksident të rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Kretë, ku humbi jetën e reja dhe shoferi 23-vjeçar i makinës, ndërsa u plagosën edhe pesë persona të tjerë.

Makina me të cilin 4 të rinjtë po udhëtonin ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë, më pas me një mjet bujqësor, ku po udhëtonin djali me nënën e tij 76-vjeçare. Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

I riu 23-vjeçar, i cili ishte edhe drejtuesi i makinës, nuk kishte leje drejtimi, ndërsa mjeti ishte gjithashtu i pasiguruar dhe i përkiste nënës së tij.

Familjet e të rinjve janë në gjendje shoku, pasi nuk mund ta besojnë se shëtitja e djeshme ishte edhe e fundit për dy të rinjtë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×