Gazetari italian i thur elozhe Tiranës përpara finales së Ligës së Konferencës: Një “Kolose” i vogël në…

Sonte Tirana dhe Shqipëria do të mirëpresë për herë të parë një finale një kompeticioni madhor europian. Në orën 21:00 do të sfidohen Roma dhe Fejnordi në stadiumin “AIR Albania” për finalen e Ligës së Konferencës.

visko

Gazetari i një ndër mediave të rëndësishme të Italisë, “TuttoMercato”-s, Xhanluka Visku, ka publikuar në profilin e tij të rrjetit social “Twitter” një video të pamjes së Liqenit Artificial në afërsi të Amfiteatrit, ku thotë se është një “Kolose i vogël”:

“Një Kolose i vogël në jeshile. Ky është amfiteatri i Liqenit Artificial, vendi ku ndodhen romanistët në Tiranë. Merret frymë e një Rome antike.”, shkroi gazetari.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×