Roma do të përballet me Fejnordin në finalen e madhe të Ligës së Konferencës që do të luhet në stadiumin “Air Albania”. Një nga legjendat verdhekuq, Françesko Toti, ka zfgjedhur që të vijë dhe tgë shikojë këtë finale direkt nga Tirana. Në një intervistë për “Top Channel”, ish-kapiteni i Romës, dha opinionin e tij për këtë finale dhe për kryeqytetin.
“Këtë finale e shikoj shumë të bukur. Kjo ndeshje është gjithmonë e bukur pasi vjen pas shumë ndeshjeve të luajtura në sezon dhe të mbërrish deri këtu do të thotë që diçka të mirë ke bërë.
Le të themi që stadiumi i finales vendoset përpara skuadrave që arrijnë për ta luajtur atë ndeshje dhe çdo skuadër që arrin atje, tifozët e saj do ta donin të trefishuar kapacitetin e stadiumit. Megjithatë mund të them se stadiumi është shumë i bukur, i vogël por i bukur, të paktën si duket nga jashtë por do të kem mundësinë ta shoh edhe nga brenda.
Në Tiranë kam qenë dhe disa herë të tjera, kalimthi, por jo si turist.
Të gjithë e dinë që unë do të jem këtu për të parë ndeshjen, por kjo është diçka sekondare për nga rëndësia apo diçka që lidhet me imazhin e kësaj ndeshjeje, pasi sot njerëzit duhet të mendojnë për finalen dhe vetëm kaq. Këtu më ka ftuar federate dhe UEFA për të parë këtë ndeshje, por gjithsesi edhe Roma sepse dihet lidhja.
Finalja është një ndeshje më vete, një ndeshje shumë e vështirë. Le të lutemi që ta fitojë Roma, por më mirë mos të themi gjë përpara, le të shohim se çdo të ndodh.
Ka kaluar shumë kohë që Roma nuk arrin dhe nuk fiton një finale europiane, për këtë mendoj se ka ardhur momenti i duhur për ta fituar këtë finale dhe për të çuar në Romë një trofe ndërkombëtarë.
Kumbulla është një lojtar vërtet shumë i mirë. Sa herë është aktivizuar ai ka dhënë maksimumin, prandaj mund të them se është një lojtarë shumë i rëndësishëm, një lojtar i domosdoshëm për ekipin dhe për këtë arsye, çdo skuadër në Itali do ta donte.
Parashikimi për sot? Si tifoz i Romës, do të preferoja ta fitonte Roma, por është një finale dhe gjithçka mund të ndodh”, ishin fjalët e Totit.
Arena e Lajmit

Loading…