VIDEO/ Vodhën bazën materiale në kantier, arrestohen tre punëtorët e firmës së ndërtimit në Tiranë

1573674832 Policiatirane

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Kantieri”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.

Gjatë aksionit të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1. janë arrestuar tre persona, të cilët kanë vjedhur, duke shpërdoruar detyrën, bazën materiale, në një kantier të firmës së ndërtimit ku punonin.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin “Kantieri”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– H. M., 57 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim;

– A. C., 35 vjeç, N. L., 54 vjeç, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” e kryer në bashkëpunim.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, të 3 të punësuar në një firmë ndërtimi në rrugën “Ali Demi”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur bazën materiale në kantierin e kësaj firme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×