
Është konfirmuar në detyrë drejtuesja e Gjykatës së Posaçme të shkallës së Parë, Irena Gjoka.
Gazetarja Klodiana Lala tha për BalkanWeb se vendimi u shpall nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
KPK fillimisht kishte konfirmuar në detyrë gjyqtaren e posaçme, por vendimi ishte apeluar nga Komisioneri Publik, pas pretendimeve të ngritura nga ONM.
KPA në vendimin e shpallur këtë të martë, hodhi poshtë pretendimet, duke e konfirmuar në detyrë Gjokën, e cila prej afro një viti mban edhe postin e nënkryetares së GJKKO.