
Zyrtarja europiane, Michela Matuella në fjalën e saj në një lidhje virtuale në Konferencën për Korrupsionin, është shprehur se vendi ynë i ka plotësuar tashmë kriteret për çeljen e negociatave.
Ajo ka theksuar se ka goxha përmirësim dhe puna e rezultatet e Shqipërisë janë evidente, por ka shtuar se ka ende punë për të bërë në lidhje me sekuestrimin e aseteve kriminale, ndjekjen penale apo punën e SPAK-ut.
“Është një mundësi e mirë për të kuptuar hapat që ka ndërmarrë Shqipëria dhe ç’mund të bëhet më tej.
Kjo është së pari e rëndësishme për qytetarët shqiptarë, sa për konferencën dhe pjesëmarrësit, vjen në një moment shumë të mirë. në këtë kontekst ritheksoj se lancimi zyrtar i negociatave me Shqipërinë është përparësia e Shqipërisë aq më tepër në kontekstin ndërkombëtar ku jetojmë.
Më lejoni të falëndero Shqipërinë për mbështetjen e fortë dhe të qendrueshme ndaj Ukrainës dhe politikën e jashtme të BE, po flasim për vlerat e përbashkëta me BE, dëshirojmë që Shqipëria të jetë pjesë e BE dhe rajoni.
Qëndrimi i KE është i rëndësishëm pasi Shqipëria është gati për çeljen, por kjo nuk do të thotë që probleme nuk ka. Ne kuptojmë punë dhe rezultat e kësaj pune. Rezultatet kanë qenë të qarta për ne.
Shqipëria duhet të konsolidojë rezultatet, reformat të mos reshten por të përshpejtohen. Metodologjia e rishikimit flet për këtë çështje dhe vlerëson punën që ju po bëni dhe gjithçka që është bërë edhe në të shkuarën. Gjithçka do të bëhet më e shpejtë kur të nisin negociatat sepse i tillë është procesi.
Është bërë shumë punë për të vendosur Shqipërinë në hartën e vendeve që janë gati të ndërmarrin reforma kurajoze. Ka nisur një ndryshim thelbësor që do të thotë që askush nuk mund të ketë luksin e mos ndëshkimit. Kemi besim që konferenca do të japë kontributin e saj në luftën kundër korrupsionit.
Kemi parë ecurinë, sa i përket një sistemi të mirë ligjor, institucione të shëndetshme dhe zbatimin e reformave.
Zbatimi i ligjit, kemi parë sinjale të rëndësishme, sigurisht ka punë për të bërë në sekuestrimin e aseteve kriminale apo punën që duhet bërë në ndjekjen penale, punën e SPAK, ka ende gjëra për të bërë dhe sfida të rëndësishme.
Ju e keni treguar me operacione intensive me vendet anëtare, ky ka qenë një dimension shumë i rëndësishme”, është shprehur ajo.
Arena e Lajmit