Në kërkim për trafik emigrantësh, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë (Video)

Arrestimi

Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Circle”.

Si rezultat i këtij operacioni, në vendin e quajtur “2 rrathët”, në unazën e re, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:
– Alban Mija, 26 vjeç, banues në Kamzë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin e datës 16.12.2020, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

26-vjeçari iu dorëzua DVP Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×