
Shqipëria i ka dorëzuar sot publikisht kërkesën Komisionerit të BE për menaxhimin e krizave, Janez Lenarčič, për t’u bërë anëtare e mekanizmit për mbrojtjen civile.
Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, Lenarčič tha se ai është dakord me këtë kërkesë.
“Misioni im i parë zyrtar dhe sapo mora detyrën si komisionet për menaxhimin e krizave ka qenë në Shqipëri pas tërmetit të tmerrshëm. Sot kam ardhur në rrethana më të mira dhe pse ka pasur një zjarr të madh, dhe një gjë kanë këto dy fatkeqësi, në të dyja rastet me kërkesë nga pala shqiptare mekanizimi i BE për mbrojtjen civile u aktivizua menjëherë.
Gjeja e rëndësishme është se në të gjitha këto raste Shqipëria është mbështetur te solidariteti evropian.
Tani po kaloj tek pjesa kryesore.. mekanizmi i BE për mbrojtjen civile përmban dhe disa shtete të tjera, që nuk janë anëtare e BE.
Në këtë listë mungon Shqipëria dhe sot jam i lumtur që ju kryeministër më keni dorëzuar kërkesën që Shqipëria të bëhet pjesë e emergjencave civile, dhe unë e mbështes këtë kërkesë.
Shqipëria jo vetëm të ketë mundësi të mbështetet tek solidaritetin i vendeve të tjera, por të shprehë solidaritetin e saj kur shtete e tjera kanë nevojë për të”, tha ai.