25 maji i vitit 2022, është gdhendur si një moment historik për Shqipërinë për sa i përket organizimit të një eventi madhor futbollistik.
Kjo datë do të kujtohet gjatë edhe në klubin e Romës, pasi skuadra italiane u bë klubi i parë që fiton trofeun e Ligës së Konferencës. Ishte kapiteni legjendar i Shqipërisë Lorik Cana, ai që u dorëzoi lojtarëve të Romës trofeun.
Ndërkohë që Marash Kumbulla mbrojtësi shqiptar i Romës edhe pse nuk mundi të luajë, në fund të ndeshjes ka bërë krenar gjithë shqiptarët pasi është ngjitur në podium me flamurin kuq e zi.
Roma fitoi në ndeshjen finale përballë Fejnordit me rezultatin 1-0, gol i shënuar që në minutën e 32-të të pjesës së parë.
Arena e Lajmit

Loading…