VIDEO/ Policia i vë prangat tifozit me ngjyrë, ultrasit e Fejnordit bëhen bashkë dhe e lirojnë

Nuk mungojnë incidentet jashtë stadiumit, teksa turma të mëdha tifozësh presin  në radhë për t’u futur në brendësi të impiantit modern.

policia

Ndërkohë që së fundmi policia i vendosi fillimisht prangat një tifozi me ngjyrë të Fejnordit në afërsi të pallatit të Kongreseve, por hasi rezistencën e turmës, e cila menjëherë shkoi drejt policisë dhe kërkoi heqjen e prangave.

Pas negociatës që zgjati disa minuta, policët u bindën për t’i hequr prangat tifozit me ngjyrë të Fejnordit, për ta lënë të lirë dhe për të mos provokuar një përplasje mes tifozëve holandezë dhe forcave të rendit që bëjnë kontrollet e rrepta nëpër kordonet respektive.

 

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×