Video/ “Rriten shpenzimet”/ Harta e re gjyqësore, nga sot avokatët në grevë, bojkot seancave për katër ditë

Greve

Avokatët në të gjithë Republikën e Shqipërisë do të bojkotojnë çdo proces gjyqësor, duke nisur nga dita e sotme.. Ky qëndrim është marrë pas vendimit për miratimin e hartës së re gjyqësore.

Kryetari i Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia, më herët bëri me dije se me hartën e re rriten kostot dhe shpenzimet për gjyqet.

Gjithashtu edhe dhoma e Avokatëve në Elbasan i është bashkuar këtij qëndrimi duke dalë në një deklaratë të përbashkët lidhur me hartën e re gjyqësore.

Nëpërmjet një bëhet me dije se pas konsultimeve, Komiteti Drejtues vendosi të bojkotojë të gjitha proceset gjyqësore, me përjashtim të masave të sigurimit, në të gjitha nivelet e gjykatave, duke përfshirë edhe seancat e planifikuara në Gjykatën e Lartë, për datat 14, 15, 16 dhe 17 të këtij muaji.

Po ashtu bëhet me dije se moszbatimi i këtij vendimi nga ana e avokatëve do të konsiderohet si shkelje e vendimit të organeve drejtuese të DASH dhe do të procedohet sipas dispozitave që sipas dispozitave që ligji parashikon  në fushën e procedimit disiplinor të avokatit.

1

2

Gjithashtu vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatëve për bojkotimin e seancave gjyqësore i është bashkuar edhe Dhoma e Avokatëve të Beratit. Që prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, të gjithë avokatët e Beratit kanë bojkotuar të gjitha seancat gjyqësore, përveç masave të sigurisë.

Bojkoti i të gjitha seancave gjyqësore nga ana e avokatëve do të vijojë nga sot e deri në datën 17.Bojkoti erdhi pas vendimit për ndryshimin e hartës së re gjyqësore, nga e cila do të shkrihen disa gjykata në qytete të ndryshme, një prej të cilave edhe  si edhe Gjykata e Apelit Vlorë, që mbulon jugun e vendit, e cila mendohet të transferohet në Tiranë.

Kryetari i Dhomës së Avokatëve të Beratit, Plarent Lapardhaja ka deklaruar se, vendimi për ndryshimin e hartës së re gjyqësore penalizon jo vetëm avokatët por edhe qytetarët. Lapardhaja ka deklaruar se ky bojkot do të vazhdojë për 4-ditë me radhë dhe se avokatët e Beratit do ti bashkohen çdo vendimi që do të merret nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×